Kim Kardashian ka krijuar një koleksion të lakmuar të artikujve të modës vintage për veten dhe fëmijët e saj.
Në vitin 2011, ajo bleu bizhuteri nga një ankand që dikur i përkiste Elizabeth Taylor dhe, në vitin 2019, i dha North (vajzës së saj që atëhere ishte gjashtë vjeç) xhaketën prej pelushi të Michael Jackson.
Këtë javë, Kardashian u kthye në qendër të vëmendjes me blerjet e saj në shtëpi ankandesh.
Sipas njoftimit për shtyp të Sotheby’s, Kardashian ka blerë gjerdanin e Princeshës Diana me ametist të quajtur Kryqi i Attallah. Gjerdani u shit për 197,453 dollarë, një çmim dyfishi i vlerësimit në ankand.