Kim Kardashian dhe Kanye West po mendojnë seriozisht për një ribashkim të tyre! Zërat për një ribashkim të tyre nisën kur Kim u shfaq në promovimin e albumit të reperit me fustan nusërie.
Këto thashetheme i kanë pohuar edhe burime pranë dyshes për gazetën britanike “The Sun”, se ata po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre dhe se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti.
Nga ana tjetër, burime të tjera janë shprehur se reperi iu ka thënë miqve se është rikthyer me Kim, por askush nuk beson se është e vërtetë.
“Kanye u ka thënë mediave se ai dhe Kim janë përsëri bashkë por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Historia e vërtetë është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe ai po bën një shfaqje të madhe për të tërhequr vëmendjen e mediave. Ata nuk po kthehen së bashku. E vetmja gjë që ata kanë ende të përbashkët është dashuria për shtypin. Dhe sigurisht ajo do ta ndihmojë akoma të fitojë para sepse paratë shkojnë për fëmijët e tyre. Është e dobishme për të dy.”, është shprehur një burim.