Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se po zgjerojnë familjen e tyre. Çifti është në pritje të fëmijës së katërt nëpërmjet një nëne zëvëndësuese.

Sipas asaj që raportojnë mediet e huaja, foshnja që do vijë në jetë është djalë.

Kim dhe reperi përdorën të njëjtën nënë zëvëndësuese, që solli në jetë vajzën e tyre Çikago, e lindi 11 muaj më parë, më 15 janar.

Sipas US Weekly, çiftit të famshëm i kishte mbetur edhe një embrion i fekonduar. Djali u ngjiz në muajin maj të vitit të kaluar.

Kim dhe Kanye janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë North, 5 vjeç and Saint, 3 vjeç, që lindën pa ndihmën e një nëne surrogate.