Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër të një vajze.

“Ata janë shumë të lumtur. Kanye gjithmonë ka dashur një vajzë”, ka thënë një burim për revistën e përjavshme amerikane.

Bukuroshja 32-vjeçare dhe reperi 35-vjeçar filluan lidhjen në prill të vitit të kaluar, ndërsa në fund të dhjetorit njoftuan se presin fëmijë.

Reperi dëshiron që të punësojë disa dado të fëmijëve që të ndihmojnë Kim Kardashian kur ajo të lindë.

Por Kim këtë veprim e sheh si një fyerje pasi që babai fëmijës së saj mendon që ajo ka nevojë për ndihmë.

“Kanye brengoset se ajo lodhet shumë dhe mendon se një grup i dadove do të ishte gjëja që ajo dëshiron”, ka thënë një shok i çiftit.

“Qëndrimi i saj është se ajo dëshiron të lindë, të humbë peshë në një kohë rekord dhe të kthehet përsëri në punë”.

“Kanye pajtohet me këtë, por dëshiron që të ketë gjithë mbështetjen që u nevojitet kur të vijë koha”.

“Ajo nuk ka mundur të besojë që Kanye është duke kërkuar dado pasi ajo të bëhet nënë dhe është duke insistuar se do të mund t’ia dalin edhe pa një numër të madh të dadove”.

Kanye kishte menduar kështu pasi vitin e kaluar Kim kishte dështuar të kujdesej për një kotele që i kishte dhuruar, ndërsa Kim thuhet të jetë ndier e fyer tej mase me krahasimin e fëmijës me kujdesin ndaj koteles.