Kim Kardashian udhëton për në New York, bashkë me dy fëmijët e saj vajzën North dhe djalin Saint. Këtë ajo e ka bërë për të mbështetur burrin e saj Kanye West në javën e tij të modës në New York.

Ajo u ka thënë fansave në Twitter: “Unë po shkoj në New York për të mbështetur bashkëshortin tim dhe e kam shijuar shumë kohën që kam kaluar me fëmijët dhe familjen time”.

35-vjeçarja, e cila në muajin dhjetor solli në jetë djalin e saj është munduar që të mos e ekspozojë ne media dhe ia kalë mbanë. Kim e ka mbajtur djalin larg publikut, edhe pse i janë ofruar shuma të mëdha parash për foton e tij.