Mediat e huaja shkruajnë se martesa gjashtë vjeçare mes Kim Kardashian dhe Kanye West ka marrë fund, dhe sipas burimeve “divorci është i pashmangshëm” për çiftin e njohur.

Disa burime për “Daily Mail” kanë pohuar se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj reper, ndërsa ai thuhet se është ngopur me të gjithë klanin Kardashian.

“Po e mbajnë larg vëmendjes së publikut, por ka përfunduar gjithçka. Kim ka punësuar si avokate Laura Wasser dhe janë në diskutime e sipër. Kim e bëri Kanye të shkonte në Wyoming, kështu që ata mund të jetonin të ndarë dhe të qetë deri sa gjërat të ndahen dhe ata të divorcohen. Për atë ka mbaruar”, kanë thënë burimet.

Një burim i tha “PageSix” se çifti i kanë dhënë fund dhe aktualisht janë në bisedime rreth ndarjes së pasurisë së tyre pasi kanë bërë jetë të ndarë gjatë vitit të kaluar, pasi Kanye ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në fermën e tij prej 14 milionë dollarësh në Wyoming.

Nga ana tjetër, E! News ka konfirmuar se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies, por nuk janë divorcuar ende dhe arsyen pse e kanë shpjeguar disa të afërm të tyre.

“Kanë arritur në pikën që nuk rrinë më bashkë prej muajsh si çift. Kanë takuar njëri tjetrin për hir të fëmijëve por kanë jetuar të ndarë. Kim e di që martesa e saj ka mbaruar dhe këtë e di prej muajsh tashmë por nuk po e bën publike derisa të sigurohet që është vendimi i duhur për fëmijët”, kanë thënë burimet pranë Kim Kardashian.