SHBA– Kardashianët rikthehen sërish. Në premierën e këtij sezoni “Kourtney & Kim Take Miami”, divorci i Kim Kardashian nga Kris Humphries duket se ka zënë vend kryesor dhe RadarOnline.com sjell një përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur.

Duket se zgjatja e procedurave të divorcit e ka nervozuar Kim, e cila inatin e ka shkarkuar mbi disa pjata që kanë përfunduar të thyera në tokë.

“Ishte diçka që duhet të kishte marrë fund me kohë. Por për fat të keq nuk është kaq e lehtë”,- tha Kim gjatë premierës së të dielës në darkë. “Gjykatësi na tha se do të divorcohemi në 2013”,- vazhdoi ajo.

Kim Kardashian i ka kërkuar gjykatës anullimin e martesës, por Kris ka deklaruar para gjykatësve se Kim e ka mashtruar dhe është martuar me të vetëm për hir të vëmendjes mediatike.

Ndërsa ishte e mërzitur, Kim nuk kishte pranë as të dashurin e saj Kanye West, i cili ndodhet në Hawaii për filmimet e albumit të tij. Gjithsesi pavarësisht mungesës duket se lidhja e tyre po vazhdon më së miri.

“Kaney dhe unë kemi qenë bashkë për muaj të tërë,- tha Kim dhe më tej vijoi,- ai më tha se do më dërgojë një dhuratë për të më bërë shoqëri. Por nuk e kam idenë se çfarë ka në mendje”.