23 shkurt 2015 –  Kam qenë e fiksuar pas Johnny Depp kur kam qenë adoleshente. Ishte shumë tërheqës.

Kjo ka qenë deklarata që Kim Kardashian ka thënë në një intervistë për Australia’s Daily Life. Ajo ka treguar jetën e saj dhe ndër të tjera nuk i ka shpëtuar të tregojë rreth pëlqimit për aktorin 51-vjeçar, Johnny Depp.

Unë kam pasur shumë dëshirë të shihja çifte të lumtura në adoleshencën time. Të dija që ata tërhiqeshin nga njëri – tjetri dhe lidhjet e aktorit Depp me Winona Ryder apo Kate Moss më pas, më dukeshin interesante, ka treguar Kim. Nga ana tjetër, Depp ishte tepër simpatik dhe joshës. Fiziku i tij më tërhiqte shumë, ka rrëfyer ajo.