Kim Kardashian ka kërkuar së fundmi urdhër mbrojtjeje ndaj një tjetër burri misterioz që supozohet se e ka kërcënuar “të sulmojë me bombë zyrat e saj dhe t’i vrasë familjen”, që do të bëhejpersoni i katërt që tenton diçka të tillë me brunen e famshme të rrjeteve sociale.
Përfaqësues të 42-vjeçares së kudondodhur në internet, thanë se agjentët e sigurisë kanë zbuluar 80 letra kërcënuese nga personi në fjalë, duke përfshirë 30 vetëm muajin e kaluar.
Tashmë Kardashian kërkon një urdhër ndalimi që burri të mos afrohet ndaj saj, shtëpisë apo anëtarëve të familjes, shkruan rrjeti The Blast duke cituar dokumentet gjyqësore.
Kim thotë se në letrat e burrit ka gjithashtu komente seksuale, teksa zemërimi i tij drejtohet me njëfarë xhelozie ndaj njerëzve me të cilët ajo ka pasur marrëdhënie intime.
Kardashian është ndarë së fundmi me burrin e saj të tretë dhe babanë e fëmijëve Kanye West, ndërsa aktualisht shoqërohet me prezantuesin amerikan Pete Davidson.
Edhe qershorin e kaluar ajo arriti të fitojë një urdhër ndalimi për një tjetër përndjekës, i cili besohet se kishte hyrë dy herë në pronën e Kardashian me qëllime të mbrapshta.
Përfaqësuesi i Kardashian tha se në një prej rasteve i dyshuari Nicholas Costanza justifikohej se kishte ardhur “të merrte Kim për të dalë me të”.
Costanza akuzohet gjithashtu se i kishte dërguar gruas tableta kontraceptive dhe një unazë diamanti, sipas dokumenteve të paraqitura nga rrjeti TMZ.