Familja Kardashian-West është zgjeruar që nga lindja e North në vitin 2013 dhe së fundi çifti mirëpriti fëmijën e tretë, Chicago.

Por për Kanye kjo nuk është e mjaftueshme. Ai dëshiron të ketë shtatë fëmijë. Shtatë, është numri që Justin Bieber tha se është perfeksion spiritual.

Në episodin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim zbuloi se Kanye po i bënte presion që të bënin më shumë fëmijë, për të qenë më të saktë: shtatë.

Kardashian ia tregoi këtë Larsa Pippen, e cila iu përgjigj: “Kanye duhet ta quajë albumin e radhës ‘Seven’ (shtatë) dhe mos fiksohet aq shumë te numri i fëmijëve”.