26 shkurt 2015 – Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë bërë publik faktin se dëshirojnë të sjellin edhe një tjetër fëmijë në jetë, por për 34- vjeçaren shtatzënia e dytë është e vështirë. Në një intervistë për Lorraine ITV, mëngjesin e së mërkurës, Kim Kardashian është rrëfyer se ajo dhe Kanye po provojnë për një shtatzëni të dytë, por kësaj here nuk ka qenë e thjeshtë.
Duke qëndruar optimiste Kim është shprehur se ajo dhe bashkëshorti nuk do të heqin dorë dhe do të vazhdojnë të tentojnë. Në këtë mënyrë edhe North do të ketë një motër ose vëlla, ka rrëfyer Kim.





