Mario Dedivianoviç, grimieri shqiptaro-amerikan të cilit Kim Kardashian i qëndron besnike prej vitesh, po e mëson Kim-in të flasë shqip. 'Ajo po mëson shqip!'
Këtë e vërteton videoja e fundit që ai ka shpërndarë në rrjetin Instagram, ku mikesha e tij Kim Kardashian, thotë pikërisht kështu: ‘Sa bukur Mario!’ Më në fund, Kim-i mund ta falenderojë në shqip, artistin që qëndron pas look-ut të saj të famshëm! ‘Mashallah, shumë bukur!’ përgjigjet ai duke qeshur.