Bukuroshja Kim Kardashian, edhe pse shatatëzanë nuk ka ndaluar me daljet e saj skenike apo promovime të ndryshme.

Pikërisht për kopertinën e muajit Mars të revistës “Elle”, është ftuar të pozojë edhe të japë një intervistë, Kim Kardashian.

Kim, për xhirimin e këtyre fotove, ka punuar me stilistin Formichetti, i cili ka punuar me këngëtaren Lady Gaga që nga viti 2009.

Ish stilisti i këngëtares, ka ngelur i impresionuar nga mënyra e pozimit të Kimit.

Kim u shfaq në këto foto, ndryshe nga njëra tjetra, edhe madje theksoi se “Mua më pëlqen ndryshimi herë pas here i stilit”.

Pas punës së përfunduar, Kim ka thënë: “kur unë punoj me dikë që kam respekt për punën e tij, punoj me besim, edhe nqs nuk ndihem rehat për diçka, besoj në vizionin e profesionistit përkatës  për të më nxitur”.