Kim Kardashian më në fund ka gjetur kohë  të kënaqet me familjen e saj.

Që prej kur është konfirmuar se ajo është shtatëzënë në dhjetorin e vitit të kaluar, ajo vazhdimisht ka qenë me të dashurin e saj Kanye West.

Kim është parë bashkë me familjen e saj në ishullin grek Mykonos.

Ndërsa Kim ka shëtitur, motrat e saj Kourtney dhe Khloe kanë qenë të zëna duke bërë fotografi.