SHBA– Që nga koha kur pranoi se po priste fëmijën e saj të parë me të dashurin Keany West, Kim Kardishian është përpjekur të fshehë linjat që kanë nisur t’i rrumbullakosen. Por mbrëmjen e së markurës fotografët kanë mundur ta kapin në momentet kur ishte duke u larguar nga një palestër në Los Angeles.
Siç duket qartë nga fotot, barku i Kim është rrumbullakosur, madje duket sikur ajo vetë ka dashur ta vërë në pah, meqë ka zgjedhur për të veshur një bluzë transparente dhe të ngjitur pas trupit.
31 vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë, ndërsa ende nuk ka arritur të divorcohet nga ish burri i saj Kris Humphries.