Mesa duket, Kim Kardashian ka kërkuar ndihmën e fallxhores së famshme, Theresa Caputo. Në profilin e saj Instagram, Kardashian dha lajmin për takimin me 52-vjeçaren, e cila u bë e njohur përmes emisionit Long Island Medium.

“Ëndrrat vërtetë realizohen”, ka shkruar ylli i reality show amerikan në fotografinë ku pozon me fallxhoren dhe shtoi se mezi po priste t’ua tregonte fansave detajet e takimit.

Gjithashtu, Kim në Twitter e lavdëroi 52-vjeçaren fallxhore, duke e quajtur shoqërimin me të një ‘përvojë të pabesueshme’.