Kim Kardashian ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth ndarjes nga ish-bashkëshorti Kanye West në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Keeping Up With The Kardashians”.

Kim përplaset me familjen e saj, por motra e saj Khloe Kardashian bëri më dije se shpërthimi i motrës kishte të bënte me diçka më të thellë.

“Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, u shpreh Kim.

Më vonë ajo pranoi se ndihej si një “humbëse”, por thjesht dëshiron të jetë e lumtur.

“Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe kuptova që nuk kam ardhur deri këtu për të mos qenë e lumtur”, i tha ajo mamasë së saj, Kris Jenner.