Me një mini-fustan të zi, që tregonte çdo formë të saj, Kim Kardashian po tregon se është krenare me format e saj, pavarësisht se është shtatzënë.

Ajo është fotografuar në Kaliforni, ndërsa po xhironte pjesë nga shfaqja e saj.

32- vjeçarja mbante veshur një palë sandale Louboutin.

Javën e shkuar ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi u sëmurë gjatë një udhëtim nga Parisi për në Los Angeles.

Mjekët i këshilluan që të mos bëjë më udhëtime të gjata dhe të pushojë.