20 nëntor 2014 – Një burim anonim i është referuar motrës së Kim Kardashian, e cila nuk i ka pëlqyer aspak fotot e saj nudo, të cilat kanë bërë xhiron e botës.Kourtney Kardashian mendon se vendimi i motrës së saj për të pozuar krejtësisht nudo për revistën ‘Paper’ është i neveritshëm. Sipas revistës ‘InTouch’,Kourtney nuk i pëlqen fotot për faktin se vajza e vogël e Kimit do të mund t’i shohë ato kur të rritet. Një burim anonim ka thënë për revistën: “Ajo mendon se ato foto janë të shpifura, sidomos tani që Kimi është nënë e një fëmije. Kourtney nuk e kupton pse motra e saj duhej të zhvishej e tëra’. Në fakt, fotot në fjalë nuk kanë marrë vlerësime pozitive, pasi një pjesë e artistëve e kanë tallur. Shumë këngëtare dhe jo vetëm, kanë postuar foto të ndryshme në rrjetin social, duke ironizuar fundshpinën e Kim Kardashian.