Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim u ka dërguar një letër kryetarëve të partive ku u kërkon që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme politike.
Ajo thotë se të gjitha partitë duhet të bëjnë vetting për kandidatët e tyre, dhe se ata që do të zgjidhen nuk duhet të jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Në letër, Kim shkruan se SHBA mbështet dëshirën e shqiptarëve për liderë më të mirë dhe përfaqësues.
“Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.





