Ditën e sotme është zhvilluar ekspozita “Në emër të Amerikës” në Tiranë ku e pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim.
Diplomatja amerikane vuri theksin tek mesazhi që duhet marrë nga periudha e komunizmit dhe ngjarjet e tmerrshme që kanë përjetuar qytetarët gjatë internimeve dhe persekutimeve.
Sipas Kim, demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përkryer, por është burim i sakrificave të personave që luftuan dhe rrezikuan jetën.
“Të gjithë jeni në dijeni për fillim e ketyre marrëdhënieve mes Shipërisë dhe SHBA, në kohën që po vinte perandoria otomane dhe fuqitë e mëdha menduan që mund ta ndanin Shqipërinë mes vedi.
Si amerikane ndihem krenare që ishte presidenti ynë që tha tha jo, Shqipëria është një vend një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe të jetë e lirë.
SHBA s’janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë, besonim që ju të ishit një vend i lirë dhe i pavarur se ju ishit miqte tanë.
Pavarësisht cfarë mund të ndodhë brenda apo jashtë Shqipërisë ky pozicion s’ka për të ndryshuar.
Diktatura komuniste filloi të shtrengonte kontrollin e saj duke mbyullur kufijte dhe duke ndërtuar qindra mijëra bunkerë të panevojshëm për të shmangur pushtimet imagjinare, ky është thelbi i kësaj ekspozite, arsyeja pse e kemi se komunistët s’ishin të kënaqur me mbylljen e kombit shqiptar, por donin ta mbyllnin kombin fizikisht dhe shpirtërisht.
Ajo që ndodhi ishte me qindra persona nisën të persekutoheshin.
Persona që kishin pasur marrëdhënie me misonin e SHBA, me organizatën ndërkombëtare me ata që kishin parë cfarë ishte bota jashtë, u dërguan në kampe përqëndrimi.
Është një histori persekutimesh dhe brutaliteti, por edhe një histori e dinjiutetit dhe qëndresës.
Në fakt kjo nuk është një histori e vdekur, por një histori e gjallë. Ndoshta ju mund të jeni ndikuar të prekur keni qenë të persekutuar ose mund të keni miq ose të afërm që kanë vuajtur persekutime të tilla
Ndaj është me rëndësi të kujtojmë gjitthë këta njerëz tmerret që kanë kaluar, ata burra e gra trime nga të gjitha anët e Shqipërisë që patën guximin të rrezikonin jetën.
Demokracia që kemi sot mund të mos jetë e plotë, mund të mos jetë e përkryer por është me rëndësi të kujtojmë që është bërë përmes gjakut mundit dhe djersës të atyre personave që luftuan e punuan, paraardhësve tuaj, është gjë e cmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojnë atë”, tha ambasadorja Yuri Kim.





