Kim Kardashian është penduar që ka shpenzuar kohë duke takuar meshkuj të tjerë para se të martohej me babain e fëmijëve të saj.
Kështu ka thënë Kim në një intervistë për "Vogue Arabia", ku në rolin e gazetarit ishte vetë bashkëshorti, Kanye West.
Reperi mori rolin e gazetarit për gruan e tij, e cila do të jetë në kopertinën e revistës. Në intervistë, ajo thotë se duhet të pranonte shumë kohë më parë propozimin e Kanye.
"Unë mendoj; dreq, përse kam harxhuar kaq shumë kohë apo energji? Përse nuk e bëra këtë më parë?"
Kim dhe Kanye janë një ndër ciftet më të famshme në botë, të cilët nisën një lidhje dashurie pas ndarjes së 38-vjeçares me yllin e NBA, Kris Humphries. Prej vitesh tashmë ata jetojnë të lumtur së bashku me 4 fëmijët e tyre.





