Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Përmes një statusi në “Twitter”, ambasadorja Kim ka shkruar se historia u shkruajt, duke shtuar se SHBA pret që të punojë me Shqipërinë dhe më ngushtë në rajon dhe mbarë botën.

“Historia u shkruajt: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA-të mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon & mbarë botën. Urime!”, shkruan Kim.