5 tetor 2013 – Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur gjyshja e saj Kris Jenner së bashku me Kanye West publikuan foton e parë të North West dhe tani mamaja e saj Kim, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një tjetër fotografi të saj.
32- vjeçarja, e cila ka qëndruar për disa ditë në Francë së bashku me rapperin Kanye, për të ndjekur evenimentin e zhvilluar “Paris Fashion Week”, për herë të parë që pas lindjes së vajzës i është dashur të ndahet ajo.
E pakënaqur nga ky fakt, bukuroshja Kim ka postuar një gfotografi ku shfaqet e shtrirë vajza e saj disamuajshe e mbështjellur, me një mbishkrim ku thuhej : “Me mungon zgjimi pranë saj” .





