Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.
Në një reagim në “Twitter” ajo shkruan se ata që kanë shkelur ligjin mund të vrapojnë por nuk mund të fshihen.
“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”. shkruan Kim.





