Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas operacionit “Shpirti”, ku u godit një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kim thotë se shumë persona pretendojnë apo shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, por e vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.
“Disa pretendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar asgjë. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate, që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh sot, që është një goditje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan ambasadorja Kim.





