Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese me të cilët ka diskutuar për situatën e rendit në prag të zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se kushdo që shkel ligjin dhe pengon qytetarët që të votojnë lirisht, nuk duhet të tolerohet.
“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.





