Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Lim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin.
Gjatë këtij takimit Kim ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen që SHBA i ofron Shqipërisë në forcimin e insitucioneve të drejtësisë.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.
Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE“, thuhet në njoftimin e Ambasadës.