Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.

Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.