Lajmi se bebja Kardashian erdhi në jetë me nxitim, 5 javë më parë nga sa ishte parashikuar, u shpërnda në pak sekonda në të gjithë botën, e tani radhën e kanë detajet.

I pari që publikohet nga mediat botëtore është ky, që miku më i mirë i ikonës seksi e cila u transformuar nga shtatzënia. Një buqetë speciale lulesh e dorëzuar prej vet atij kanë mbërritur në spitalin ku erdhi nëna e re solli në jetë vajzën e saj.

Një mik i mirë siç është Jonathan Cheban dallon edhe në këto momente. E s’do mend që nga miku më besnik i gjithë jetës së saj do të vinte kjo buqetë e mrekullueshme trëndafilash rozë.

Mësohet se ai ka ndaluar në Empty Vase në West Hollywood dhe më pas është drejtuar për në California Cedars-Sinai Medical Center, aty ku solli në jetë vajzën Kim Kardashian, fryt i raportit të saj të shumë përfolur me këngëtarin Kanye West.

Dy prindërit kanë menduar që të mos bëjnë me dije shumë informacione për të sapo ardhurën në jetë por ama burime tregojnë për mediat se ajo është një brune e theksuar dhe duket se nuk i ngjan edhe aq shumë të atiti, sa i takon ngjyrës së lëkurës.

S’do mend që ajo është e zeshkët, por jo me lëkurë shumë të errët. Edhe burimet kanë thënë: ‘Ajo është si Kim’. Kim Kardashian 32-vjeçe dhe Kanye West, 36 vjeç janë bërë prindër kështu 5 javë më parë nga sa qe parashikuar, sepse duket që vajza e tyre e ka pasur pakëz me nxitim.

Emri nuk bëhet me dije por me siguri, çdo moment që kalon plot të reja do të publikohen për beben Kardashian, sepse fansat duan të dinë më shumë dhe mediat do e bëjnë mirë detyrën edhe këtë herë.