Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri.
Përmes një postimi në rrjetet socoale, Kim ka zgjedhur disa fjalë shqip për të uruar Krishtlindjet, teksa ka postuar edhe foto nga pema festive.
“Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ju uroj ju dhe familjen tuaj një Krishtlindje të mrekullueshme dhe një Vit të Ri të lumtur!”, shkruan Kim.





