Edhe pse nuk një gjë e tillë nuk këshillohet, Kim Kardashian West ka pranuar se ajo e thyen shpesh herë rregullin e kujdesit të lëkurës.

Ajo është shprehur se i ka ndodhur që të shtrihet në krevat me grim në fytyrë.

38-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin “Busy Tonight” ku zbuloi se bën një veprim të tillë që të jetë gati për ditën tjetër.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo.