SHBA, 6 gusht 2014 – Femra më seksi në botë, Kim Kardashian zbulon se është mërzitur nga përmasat e stërmëdha të të pasmeve.
Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht ku Kimi publikon foto sensuale, duke bërë të çmenden të gjithë ndjekësit, kësaj radhe ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” që të shfaqë mërzitjen për peshën trupore dhe për të pasmet e stërmëdha.
Kimi, nënë e një vajze 1-vjeçare, nëpërmjet një statusi në “Twitter”, është ankuar se të pasmet tani i janë bërë gjigande, jo se nuk i ka pasur, por jo kaq të mëdha, prandaj urgjentisht duhet të humbasë 10 kilogramët e tepërt nga shtatzania.
“Nuk ka më justifikime. North është bërë 1 vjeçe. Duhet filluar dieta që sot” – shkruante Kimi në “Twitter”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





