KINE, 19 shkurt 2013– Federata kineze e futbollit ka dënuar 33 lojtarë me përjashtim të përhershëm nga ky sport.
Masat janë dhënë pas një hetimi tre vjeçar në lidhje me skandalin e fiksimit të ndeshjeve.
Klubi i Shanghai Shenhua u gjobit me 160 mijë dollarë dhe ju hoq titulli i ligës i fituar në vitin 2003 nën akuzën e fiksimit të një ndeshjeje në rrugën drejt titullit.
Në vitet e kaluara në Kina janë rritur përpjekjet për të pastruar futbollin i cili është goditur në të gjithë botën nga të tilla skandale.
Më herët në Kinë numërohen 50 zyrtarë, gjyqtarë dhe lojtarë të burgosur për këtë akuzë.