KINE, 4 prill 2013 – Ushtria e Kinës po dërgon teknikë ushtarake në territoret kufitare me Korenë e Veriut, njofton website i gazetës "The Washington Times", duke cituar përfaqësuesit e autoriteteve amerikane, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Sipas të dhënave të gazetës, "kjo mund të ketë lidhje me deklaratën e kohëve të fundit të Koresë së Veriut mbi gatishmërinë për t'iu kundërpërgjigjur provokimeve sipas "ligjeve të luftës".

Njëkohësisht Kina vazhdon t'u bëjë thirrje të gjitha palëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje, si dhe të zgjidhin përmes negociatave të gjitha problemet që lidhen me programin bërthamor të Koresë së Veriut. Zhvendosja e trupave kineze pranë zonave kufitare është në vazhdim e sipër që nga nga mesi i muajit mars.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/