Më shumë se 134,000 njerëz janë evakuuar pasi qyteti më i madh i Kinës, Shangai u godit nga Tajfuni Jongdari.

Më shumë se njëqind parqe në qytet janë mbyllur, po ashtu edhe transporti në Shangai dhe qytetet e afërta është ndërprerë, shkaku i përmbytjeve të mëdha.

Gjithashtu, u anuluan 119 udhëtime të shpejta treni. Disa fluturime janë vonuar në aeroportet përreth Nanjing.

Stuhia tropikale pritet të shkojë në provincat Jingjiang, Jiangsu dhe Anhui, parashikon Qendra Meteorologjike në Shangai.