PEKIN, 18 prill 2013 –Kina komuniste është në një gjatësi vale me bashkësinë ndërkombëtare ndaj Koresë komuniste.
Sikurse njofton Radioja e Jashtme e Kinës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying, lidhur me marrëdhëniet ekonomike e tregtare Kinë-Kore e Veriut, tha të mërkurën se Pekini do të zbatojë me seriozitet rezolutat dhe përgjegjësitë përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Për sa u përket sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut, Hua Chunying u shpreh se Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe ka përgjegjësi në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ajo shtoi se pala kineze do të zbatojë me seriozitet rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit si dhe do të përmbushë detyrat përkatëse ndërkombëtare.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





