Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu, tha autoriteti shëndetësor i vendit të martën.
Megjithatë, shtoi se rreziku i përhapjes së tij mes njerëzve ishte i ulët.
Një djalë 4-vjeçar nga provinca qendrore Henan u zbulua se ishte infektuar me variantin pasi pati ethe dhe simptoma të tjera më 5 prill.
Asnjë prej personave që kishte pasur kontakt të ngushtë me 4-vjeçarin nuk u infektua me virusin, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Komisioni tha se varianti nuk kishte ende aftësinë për të infektuar në shkallë të gjerë njerëzit dhe rreziku i një epidemie ishte i ulët.
Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishme në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët.





