Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, homologu i tij kinez, Wang Yi ka dhënë një deklaratë ku është shprehur se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më të lartë nën drejtimin e dy liderëve të saj.
Wang Yi shtoi se lidhjet midis dy vendeve i kanë rezistuar një testi të ri mes situatës ndërkombëtare.
Vendet perëndimore, përfshirë edhe SHBA-në e kanë paralajmëruar Kinën që të mos e mbështesë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Wang Yi u shpreh se Kina mbështet “përpjekjet e Rusisë dhe Ukrainës për të kapërcyer vështirësitë e tyre”.





