Ndërsa të rriturit e moshuar kanë qenë në krye të radhës së vaksinimit në shumë vende për shkak të ndjeshmërisë së tyre të shtuar ndaj  Covid-19, ky nuk ka qenë rasti në Kinë deri më tani.

Vendi më i populluar i botës dhe një nga kryesoret e prodhimit të vaksinës anti-Covid, zgjodhi të vaksinojë fillimisht moshat nën 60 vjeç në të cilat ishin  dhe të shëndetshmit se sa grupet e riskut. 

Vonesa e Kinës në vaksinimin e të moshuarve e veçon atë nga pjesa tjetër e botës, duke përfshirë vendet si Brazili, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat po përdorin vaksina nga zhvilluesit kinezë Sinopharm ose Sinovac BioTech. Në këto vende, rregullatorët kanë shikuar të njëjtat të dhëna, përfshirë studimet e fazës së hershme, dhe i peshuan ato kundrejt rreziqeve të një sëmundjeje vdekjeprurëse që pre e të rriturve të moshuar, dhe vendosën të vaksinojnë.

Së fundmi Kina ka paraqitur një plan për të përfshirë edhe të moshuarit për t’i vaksinuar ndërkohë që pretendon që deri në qershor të ketë vaksinuar 40% të popullsisë.

“Njësitë e hulumtimit dhe zhvillimit po përshpejtojnë punën e tyre, pasi të ketë të dhëna të mjaftueshme të provës klinike të sigurisë dhe efikasitetit, ne do të kryejmë vaksinime në shkallë të gjerë të njerëzve mbi 60 vjeç”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Mi Feng.

Duket se Kina hezitoi të vaksinojë moshat e mëdha për shkak të sigurisë së vaksinës së saj Sinovac, e cila nuk kishte nxjerrë të dhënat e fazës së tretë ende.

Turqia dhe Brazili ndërkohë që përdorën të njëjtën vaksinë, nuk hezituan ta provojnë vaksinën tek grupet e riskut dhe të moshuarit, dhe rezultatet konkluduan në ulje të rrezikut ndaj COVID-19.