Një raport i fundit i Pentagonit ka nxjerre në pah një zhvillim me peshë të madhe strategjike, ku Kina ka ngarkuar më shumë se 100 raketa te reja balistike ndërkontinentale në rrjetin e saj .

Ky veprim përfaqëson një zgjerim të ndjeshëm të kapaciteteve bërthamore Kineze dhe po shihet si një pikë kthese në ekuilibrat global të fuqisë ushtarake.

Sipas vlerësimeve amerikane, këto zhvillime të ndodhura në vitet e fundit në zona të brendshme të Kinës që tashmë janë funksionale dhe të pajisura me raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta të arrijnë objektiva në kontinente të tjera.

Modernizimi nuk përfshin vetëm numrin e raketave, por edhe teknologjinë e tyre, duke rritur saktësinë dhe besueshmërinë e sistemit bërthamor Kinez.

Autoritetet në Pekin kanë theksuar se doktrina e tyre bërthamore mbetet mbrojtëse dhe e bazuar në parimin e mos përdorimit të parë të armëve bërthamore.

Megjithatë, rritja e shpejtë e kapaciteteve po shkakton shqetësim në Uashington dhe te aleatët e tij, të cilët e shohin këtë zhvillim si një hap drejt një gare të re armatimesh mes fuqive të mëdha.

Në një kontekst global të shënuar nga tensione gjeopolitike  dhe pasiguria, vendosja e mbi 100 ICBM,ve  nga Kina nuk është  thjesht një cështje numrash, por një mesazh politik dhe strategjik. Ai sinjalizon ambicien e Pekinit për të qënë një aktor vendimtar në arkitekturën e sigurisë botërore.