Presidenti i Amerikës, Donald Trump pretendon se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kina është shumë më i lartë sesa pretendojnë drejtuesit e vendit.
“Kina sapo ka njoftuar dyfishimin e numrit të vdekjeve nga armiku i padukshëm. Shifra është shumë më e lartë se kaq dhe shumë më e lartë se Amerika. Madje as që na afrohen,”– shkruan Trump në Twitter.
Numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Wuhan u rrit me 50 përqind, pasi autoritetet kanë numëruar edhe vdekjet e para në vend që shkaktoi pandemia.
Ditën e djeshme, ky grup ekspertësh kreu një korrigjim në shifra duke shtuar numrin e viktimave në Wuhan me 1.290, ndërsa totalin në 3.869. Ndërkohë, deri më tani, Amerika shënon më shumë se 33 mijë jetë të humbura.





