Kinë, 3 gusht 2014 – Mediat shtetërore thonë se së paku 150 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm në pjesën jug perëndimore të Kinës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, njofton se termeti i magnitudës 6.1 e ka goditur krahinën e Junanit pasditën e 3 gushtit, me thellësi rreth 10 km.
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, raporton se epiqendra e termetit ishte qyteza e Longtoushanit.
Në kohën e dridhjeve të tokës, shumë njerëz janë parë duke dal në panik nga objektet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





