1 tetor 2013 – Një djalë 2-vjeçar nga provinca Huaxi e Kinës i është nënshtruar një operacioni për të “lindur” binjakun e tij.

Xiao Feng u dërgua në spital nga prindërit e tij pasi stomaku i ishte fryrë jashtëzakonisht shumë dhe kishte probleme me frymëmarrjen. 

Gjatë vizitës, doktorët zbuluan se vogëlushi mbante brenda vetes fetusin e pazhvilluar plotësisht të binjakut të tij.

Menjëherë 2-vjeçari u dërgua në sallën e operacionit ku iu hoq fetusi prej 20 centimetrash nga i cili ishin formuar shtylla kurrizore dhe gjymtyrët.

Binjaku parazit do të ishte rritur normalisht dhe do të zinte 2/3 e stomakut të vogëlushit 2-vjeçar nëse nuk do të ishte hequr.