Në qytetin Jilin, në veri të Kinës, mijëra turistë shkojnë për të parë një nga dukuritë më të rralla të natyrës, ku edhe dora e njeriut luan një rol të rëndësishëm. I quajtur si Festivali Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës, me qëllimin edhe për të tërhequr sa më shumë vizitorë, në Jilin shfaqen shtëllunga mjegulle të ngrira, të cilat mbulojnë gjithçka me një shtresë akulli, duke ofruar një pamje të veçantë.

Përmes qytetit kalon lumi Songhua, i cili zakonisht ngrin plotësisht në këtë periudhë të vitit. Por, pas ndërtimit të një dige dhe një hidrocentrali vetëm 20 km larg qytetit, lumi nuk ngrin më. Ky është edhe çelësi i kësaj bukurie të rrallë të akullt. Lagështira që krijon furia e ujërave të lumit bie në kontakt me ajrin e ftohtë nën 0°C, duke krijuar një mjegull të ngrirë që mbulon gjithçka.

Kolazhi fotografik nga Al Jazeera English dhe BBC World.