PEKIN, 2 shtator 2013 – Radioja e Jashtme e Kinës njoftoi më 2 shator 2013 se tenori shqiptar me famë botërore Agim Hushi nga Kavaja dha të premten e kaluar në qytetin Tianjin të Kinës një koncert recital, i cili u ndoq nga rreth dy mijë spektatorë në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit të qytetit. Mijëra të tjerë e ndoqën koncertin nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në televizonin vendor. Në repertorin e Hushit ishin pjesët më të zgjedhura operistike nga Puçini e Verdi, por dhe krijime të autorëve të këngëve të famshme napolitane, të shkëputura nga albumi i fundit i tenorit “Amore Grande”. Hushi ishte përzgjedhur si një nga protagonistët kryesorë të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit, Festivalit Botëror të Muzikës, që zhvillohet çdo vit në Tianjin. Në darkën e shtuar nga autoritetet, përfaqësuesit e pushtetit vendor vlerësuan koncertin recital të tenorit Agim Hushi, duke e konsideruar atë si një pikë lidhjeje shtesë në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Kinës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





