1 dhjetor 2014 – Princi William ka konfirmuar vizitën e tij në fillim të vitit të ardhshëm në Japoni e Kinë, pa bashkëshorten, Kate. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë familjes mbretërore.
Duka i Kembrixhit do të kalojë nga 3 ditë në secilin vend përgjatë fundit të muajit Shkurt e fillimit të Marsit 2015, por Kate Middleton nuk do ta shoqërojë atë.
Burime pranë çiftit mbretëror bëjnë me dije se edhe nëse shëndeti i Kate do të jetë i mirë, ajo nuk duhet ta rrezikojë shtatzëninë e saj. Dukesha e Kembrixhit pritet të lindë fëmijën e saj të dytë në Prill të vitit të ardhshëm.





