· Bisedë telefonike e Ministrave të Punëve të Jashtme të dy shteteve më të mëdha të botës
DURRËS, 3 mars 2014 – Kremlini siguron mbështetjen e Pekinit për veprimet ndaj Ukrainës. Sipas një njoftimi për shtyp të dikasterit rus të diplomacisë, më 3 mars 2014 u zhvillua një bisedë telefonike e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës Van I (transkriptimi ndërkombëtar: Wang Yi). Ministrat e jashtëm shkëmbyen gjithashtu mendime për situatën në Ukrainë. Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se gjatë bisedës është shënuar një përputhje e gjerë e pikëpamjeve të Rusisë dhe Kinës lidhur me situatën në këtë vend dhe rreth tij. Ministrat ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e ngushta mbi këtë temë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





