KINE, 20 prill 2013– Ka shkuar në 102 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter që goditi mëngjesin e sotëm provincën Siçuan, në pjesën jugperëndimore të Kinës.
Nga tërmeti janë plagosur më shumë se 2 mijë persona, ndërsa 147 prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Ya'an.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në provincat fqinje dhe në kryeqytetin provincial Çengdu, ku banorët kanë dalë menjëherë në rrugë.





