KINË – Së paku 11 fëmijë kinezë kanë humbur jetën, pasi minibusi me të cilin po udhëtonin ka rënë në një kanal. 

Aksidenti ka ndodhur në një zonë rurale të provincës jugore Jiangxi. 15 fëmijë, së bashku me mësuesin e tyre dhe drejtuesin ndodheshin në minibusin me shtatë ndenjëse në momentin e aksidentit. 

Tre fëmijë vdiqën në vend, kurse tetë të tjerë u ndanë nga jeta më vonë në një spital lokal. Ndërkaq dy fëmijë, mësuesi dhe drejtuesi i automjetit kanë shpëtuar. 

Ekipet e shpëtimit e zbrazën ujin nga pellgu i thellë 3-4 metra, për t’u siguruar se aty nuk kishte edhe viktima të tjera.